UBT News

Romero emërohet kapiten i ri i Argjentinës pas largimit të Messit

Cristian Romero është zgjedhur kapiteni i ri i Kombëtares së Argjentinës, pas tërheqjes së Lionel Messit nga futbolli ndërkombëtar.

Mbrojtësi 28-vjeçar do të marrë shiritin e kapitenit që për rreth 15 vjet ishte në krahun e Messit, i cili e mbajti atë që nga viti 2011. Romero pritet të jetë një prej liderëve kryesorë të “La Albicelestes” në këtë kapitull të ri të ekipit kombëtar.

Futbollisti i Atlético Madridit është një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës së drejtuar nga Lionel Scaloni. Ai e ka bartur shiritin e kapitenit edhe në tri ndeshje të mëparshme, ndaj Venezuelës, Kilit dhe Mauritanisë.

Romero ka zhvilluar 58 paraqitje me Argjentinën, gjatë të cilave ka shënuar katër gola dhe ka regjistruar dy asistime.

Tash, atij i besohet detyra për të udhëhequr kombëtaren pas epokës së Lionel Messit, nën kapitenllëkun e të cilit Argjentina fitoi dy herë Copa América dhe Kupën e Botës.

Romero do të ketë për detyrë të ruajë unitetin dhe konkurrueshmërinë e një gjenerate që ka shkruar një nga kapitujt më të suksesshëm në historinë e futbollit argjentinas.

Epoka pas Messit nis me një kapiten të ri – Cristian Romero.

D.L

Exit mobile version