Mbrojtësit e Argjentinës, Cristian Romero dhe Lisandro Martinez, kanë reaguar ashpër ndaj kritikave të legjendës së futbollit anglez, Gary Neville, duke i cilësuar komentet e tij si të padrejta.
Neville kishte kritikuar paraqitjet e dy mbrojtësve argjentinas, por pas fitores së Argjentinës ndaj Anglisë me rezultat 2:1 në gjysmëfinalen e Kupës së Botës, Romero dhe Martinez nuk i kursyen përgjigjet e tyre.
“E vetmja gjë që shpresoj kur të dal në pension është të mos bëhem aq budalla. Shpresoj të mos kritikoj asnjë lojtar”, deklaroi Romero për “DSports”.
Edhe Lisandro Martinez ishte i drejtpërdrejtë në reagimin e tij ndaj kritikave.
“Jemi mësuar që njerëzit të flasin gjithmonë për ne. Duket sikur atyre u pëlqen ta bëjnë këtë, por ne përgjigjemi në fushë, gjithmonë me respekt”, tha mbrojtësi argjentinas.
Argjentina siguroi një vend në finalen e madhe pas triumfit ndaj Anglisë, ndërsa në sfidën për titull do të përballet me Spanjën të dielën.
D.L
