Gjithnjë e më shumë ka filluar të duket se Roma e ka të pamundur të sigurojë shërbimet e Romelu Lukakut edhe për sezonin tjetër. Ofertat në drejtim të sulmuesit belg nuk mungojnë, me klubet nga Arabia Saudite që së fundmi i janë vënë pas futbollistit.
30-vjeçari pati paraqitje mjaft të mira në gjysmën e parë të sezonit nën drejtimin e Jose Mourinhos, duke e dërguar 15 herë topin në rrjetë, mirëpo qëkur Daniele De Rossi u ul në pankinën e skuadrës kryeqytetase forma e tij ka rënë dukshëm, duke shënuar vetëm tri gola gjatë katër muajve të fundit.
Sipas ‘Corriere della Sera’, disa klube të paidentifikuara të Arabisë Saudite janë shfaqur për të eksploruar një lëvizje të mundshme verore për Lukakun. Ndërkaq Chelsea, skuadra e cila edhe posedon kartonin e futbollistit, kërkon rreth 45 milionë euro për ta lënë atë të lirë./UBTNews/