Ylli senegalez, Sadio Mane, si duket është shumë pranë kalimit te gjiganti gjerman Bayern Munich në një marrëveshje permanente nga gjiganti anglez, Liverpool.
Marrëveshja personale mes Bayernit dhe Manes është arritur për një kontratë tre vjeçare.
Tani, siç raportohet nga gazetari i njohur Fabrizio Romano, Liverpooli ka vendosur që ta pranojë ofertën e fundit të Bayernit për Manen, pasi që ky i fundit ka kërkuar që të largohet në mënyrë të respektueshme nga gjiganti anglez.
Mane kishte informuar Liverpoolin se dëshiron që të largohet këtë verë menjëherë pas humbjes në finale të Ligës së Kampionëve kundër Realit.
Marrëveshja mes dy klubeve është arritur sot pas bisedimeve në Angli, të cilët tani janë duke u përgatitur kontratat, ndërsa testet mjekësore do të përfundohen së shpejti.