Gjiganti katalunas Barcelona ka arritur marrëveshje me skuadrën angleze Wolverhampton për të rikthyer në skuadër Adama Traoren, raporton gazetari i njohur, Fabrizio Romano.
Të dy skuadrat kanë marrëveshje verbale me njëra tjetrën për huazimin e Traores deri në qershor të vitit 2022, me opsionin për ta bërë transferimin permanent për 30 milionë euro.
Raportohet se Barcelona do të mbulojë 100% të pagës së Adama Traores deri në fund të sezonit, ashtu siç edhe ka rënë dakord me Wolverhampton.
Po ashtu, në rast se Barça vendos ta bëjë permanente transferimin e Traores, ky i fundit do të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare në “Camp Nou”.