U bënë 70 vjet qëkur autori britanik, Ian Fleming publikoi romanin e parë për James Bond, “Casino Royale”. Ky roman i cili u publikua më 13 prill të vitit 1953, ia prezantoi botës agjentin sekret britanik, James Bond, 007, i cili do të shkonte në misione për të mposhtur keqbërësit. Ai shkroi një total prej 14 librash, të cilët shërbyen si bazë për filmin e famshëm.
Për të shënuar 70-vjetorin e romanit të parë, librat për James Bond-in do të ribotohen pas rishikimit. Disa gjuhë dhe përshkrime të vjetruara raciste janë hequr, mes tyre përdorimi i fjalës N.
Kjo u bë e ditur nga Ian Fleming Publications, kompania që menaxhon pasurinë letrare të autorit.
“Disa fjalë raciste që mund të ngjallin ofendim dhe pakënaqësi te publiku janë ndryshuar, megjithatë tentuam ta ruajmë romanin sa më afër atij origjinal”, njoftoi kompania Fleming.
Ky vendim ka ngjallur pakënaqësi në Britani të Madhe dhe në mesin e fansave të Bondit rreth botës.
Disa kritikë e shohin si cenzurë. Ndërkohë, të tjerët theksojnë se edhe pse referencat për personat me ngjyrë janë riformuluar, ka ende terma që mund të cilësohen si tallje me etni të tjera, sikurse personazhet e Azisë Lindore dhe koreane, siç raportohet nga Independent./UBTNews/