Roma ka arritur të sigurojë një fitore shumë të rëndësishme me rezultat 1:0 në “San Siro” ndaj Milanit në përballjen e parë çerekfinale të Europa League.
Skuadra e Daniele De Rossit u tregua më aktive në kërkim të golit gjatë pjesës së parë të ndeshjes, duke vënë vazhdimisht në vështirësi Milanin, derisa gjeti avantazhin me anë të Gianluca Mancinit. Ndërkohë Milani u tregua shumë pasiv në fazën ofensive, duke u shfaqur rrallëherë të rrezikshëm përpara.
Në pjesën e dytë, skuadra kryqytetase bënin lëshime duke iu dhënë hapsira më shumë rosonerëve. Në anën tjetër Girouid humbi një mundësi të artë për të barazuar teksa gjuajti traversën, duke bërë që Roma të siguronte një avantazh minimal për duelin e kthimit të javës së ardhshme.
Ndeshja e kthimit do të zhvillohet pas një jave./UBTNews/