UBT News

Roma ka zyrtarizuar trajnerin për sezonin e ardhshëm

Ryan dhe Dan Friedkin, pronarët e skuadrës së Romës, kanë njoftuar sot (e enjte) përmes një komunikate zyrtare se trajneri aktual, Daniele De Rossi do të vazhdojë të drejtoj skuadrën e tyre edhe për sezonin 2024/2025.

Friedkin në komunikatën e tyre u shprehën të kënaqur me punën e teknikut italian deri më tani dhe kështu bashkëpunimi mes palëve do të vazhdojë edhe për sezonin e ardhshëm.

“Pas takimit të djeshëm me Daniele De Rossi, ne jemi të kënaqur të njoftojmë se ai do të vazhdojë si trajner i AS Roma pas këtij sezoni”, thuhet fillimisht.

“Në mandatin e tij të shkurtër si kryetrajner, ndikimi pozitiv që lidershipi i tij ka sjellë në të gjithë klubin ka treguar historinë e vet”.

“Daniele udhëheq me respekt dhe kurajo, ndërsa forca dhe besimi i tij i rrënjosur në klub janë vërtet në linjë me vlerat, qytetin dhe tifozët e pashembullt të Romës”.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku sa më shumë që të jetë e mundur për të ofruar një të ardhme që tifozët e AS Roma e meritojnë”.

“Nuk mund të ishim më të lumtur sesa të ndërtonim një projekt afatgjatë me Danielen. Detaje të tjera do të vijojnë në ditët në vijim. Forza Roma!”, përfundon komunikata.

De Rossi mori timonin e skuadrës kryeqytetase pas eksperiencës së Jose Mourinhos i cili u shkarkua në janarin e këtij viti.

Deri më tani ai ka regjistruar 11 fitore , tre barazime dhe dy humbje./UBTNews/

Exit mobile version