UBT News

Roma i vihet pas sulmuesit të Juventusit

Sipas mediumit italian “Tuttosport”, skuadra e Romës ka shfaqur interes për yllin e Juventusit, Federico Chiesa.

Trajneri De Rossi e pëlqen shumë futbollistin dhe e njeh mjaft mirë atë pasi kishin punuar bashkë gjatë kohës sa ishte asistent i Roberto Mancinit te Kombëtarja e Italisë.

Kontrata e Chiesas me Juventusin skadon në verën e vitit 2025, dhe Matteo Moretto bën të ditur se Juventusi ka filluar të punojë me agjentin e tij për të diskutuar rreth një marrëveshjeje të re.

Për sulmuesin 25-vjeçar thuhet se interes ka shfaqur edhe skuadra e Newcastle, mirëpo asgjë nuk është e konfirmuar sa i përket kësaj pjese.

Chiesa deri më tani gjatë këtij edicioni ka tetë gola dhe dy asistime në 29 paraqitje në të gjitha garat./UBTNews/

Exit mobile version