Nesër do të zhvillohet finalja e Ligës së Konferencës ndërmjet Romës dhe Feynoordit që do të zhvillohet duke filluar nga ora 21:00 në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.
Drejt kryeqytetit shqiptar tashmë janë nisur shumë tifozë të të dy skuadrave, por për shkak të afërsisë ndërmjet dy shteteve, pritet që më shumë të ketë tifozë të skuadrës italiane.
Madje, skuadra e Jose Mourinhos përmes një postimi në rrjetet sociale ka ftuar tifozët e saj që të udhëtojnë masovikisht drejtë Tiranës për ta përkrahur skuadrën.
“Shkojmë drejtë Tiranës”, shkruhet në postimin e Romës, bashkangjitur me një fotografi të ku shihet një numër i madh i njerëzve që rrethojnë një anije të madhe.
Këtij postimi i ka reaguar kryeministri i Shqipërisë Edi Rama duke e ndarë atë dhe duke i shtuar përshkrimin “Hajdeni, hajdeni”.