Skuadra italiane, Roma, është kurorëzuar si skuadra më e mirë e edicionit të parë të Ligës së Konferencës, një kompeticion ky i ri i krijuar nga UEFA për skuadra e niveleve më të ulëta në kampionatet evropiane.
Në ndeshjen spektakolare të zhvilluar në Tiranë, në stadiumin “Air Albania, skuadra e Jose Mourinhos e mposhti Feynoordin me rezultat minimal 1-0.
Gjithçka sa i përket rezultatit u vendos në pjesën e parë, përkatësisht në minutën e 33-të kur Nicolo Zaniolo, shënoi për 1-0 për Romën që edhe ia siguroi triumfin skuadrës italiane.
Në pjesën e dytë, holandezët u treguan skuadër më ë rrezikshme duke e kërkuar me ngulm barazimin dhe duke krijuar disa raste të mira për shënim, por Mourinho nuk lejoi që të befasohet duke krijuar një mbrojtje stabile gjatë gjithë 90 minutave lojë.
Ndryshe, kjo ishte edhe finalja e parë e një kompeticioni të rëndësishëm evropian që u zhvillua në Shqipëri, ku tifozët e të dy skuadrave për dy ditë me radhë krijuan atmosferë fantastike në kryeqytetin shqiptar, e po ashtu edhe në tribunat e stadiumit “Air Albania” gjatë gjithë 90 minutave.