Identiteti i rojës së sigurisë që vandalizoi një pikturë klasike në një galeri të Moskës është zbuluar sot nga mediat si një ish-veteran hero lufte, i dekoruar për kurajo.
63 vjeçari Alexander Vasiliev, me stilolapsin e tij vizatoi sy në pikturën e Anna Leporskaya “Tre figura” (viti 1932-34), që po shfaqej në muzeun e Yekaterinburg.
Vasiliev mund të përballet me burg pasi policia ka hapur një hetim për vandalizëm, tashmë thotë se ishte nxitur për veprimin nga disa vajza adoleshente që po vizitonin ekzibicionin e artit abstrakt.
“Të them të drejtën, nuk më pëlqejnë pikturat në ekzibicion. Më kanë lënë një përshtypje të vështirë. Sa herë që shkoja mundohesha të mos i shikoja”, thotë ai.
“Shikoja gjithashtu sesi reagonin njerëzit ndaj tyre, më pas ishin ato vajzat 16 apo 17 vjeçe, duke diskutuar se përse figurat nuk kishin as sy, as gojë as bukuri”. Dhe njëra nga to më pyeti, ‘Bëja ti sytë, ti punon këtu”.
Vasiliev thotë se besonte se pikturat ishin punime nga adoleshentë dhe jo vepra të shtrenjta arti.
Duke thënë se nuk e kishte idenë sesa kushtonin pikturat, ish-ushtaraku tha më tej, “Sikur ta dija që nuk ishin piktura fëmijësh nuk do të kisha vepruar ashtu. Nuk e dija që ato kishin ardhur nga Moska dhe kushtonin aq shumë”.
Dikur lejtnant në luftën në Çeçeni, ai tha më tej se është plagosur rëndë dhe asokohe nuk besonte se do të mbijetonte.
Në vitin 1995, ai ishte një nga 36 ushtarë që i mbijetuan një beteje të ashpër dhe është nderuar për kurajon e tij.
Bashkëshortja e tij infermiere Julia, thotë se është një burrë ‘normal’ por nganjëherë mund të jetë naiv si një fëmijë.
Pas incidentit piktura u hoq për t’u kthyer në galerinë e Moskës për riparime. Kostoja e rinovimit është caktuar në $2,500 dhe do të paguhet nga kompania ku punonte Vasiliev.
Kuratorja e ekzibicionit Anna Reshetkina tha se roja ishte në ditën e tij të parë të punës atje.
“Motivet e tij janë të paditura por administrata beson se mund të jetë një shkeputje nga sensi i realitetit”, tha ajo.
E përditshmja ruse Art Newspaper tha se për fat dëmi nuk kishte depërtuar thellë pasi nuk ishte ushtruar shumë forcë me stilolaps.
Dy vizitorë kishin pikasur detajet e shtuara në pikturën “Tre figura” në 7 dhjetor të vitit të shkuar./TCH