Pas thirrjes nga trajneri për t’u grumbulluar në skuadër, Rodrygo ka treguar që synimi i tij këtë vit është triumfi në Kupën e Botës me Kombëtaren e Brazilit.
Ylli i Real Madridit është thirrur në grumbullim nga trajneri Tite për ndeshjet kualifikuese të Brazilit kundër Ekuadorit dhe Paraguait këtë javë.
Rodrygo ka arritur të bëjë vetëm tre paraqitje me Brazilin, ndërsa është i vetëdijshëm që mundësinë që ia ka dhënë trajneri Tite do ta shfrytëzojë për të rritur gjasat për paraqitje në ndeshjet e radhës.
Në fakt, Rodrygo ka thënë që është duke synuar që ta ndihmojë Brazilin drejt triumfit të gjashtë në Kupën e Botës, ku do ishte e para për brazilianët që nga viti 2002.
“Është tejet e rëndësishme për mua që të rikthehem në Kombëtaren e Brazilit. E kisha qëllim që të rikthehem në skuadër, dhe mendoj se ndeshjet e radhës do të vendosin shumë gjëra, dhe shpresoj që të luaj dhe të përshtatem me kombëtaren”, tha Rodrygo për “TNT Brazil”.
“Të gjithë brazilianët duan të jenë në Katar. Do të punojë që të jemi aty. Nëse luaj mirë, unë e kam një shans që të jem aty. Nëse më duhet që të zgjedh një titull për vitin 2022, do të thosha Kupën e Botës”, shtoi më tej ylli i Real Madridit.
Këtë sezon, në 17 paraqitje për Real Madridin në La Liga, ku në 11 nga to ishte si zëvendësues, Rodrygo ka regjistruar vetëm një asistim mbi emrin e tij.