UBT News

Rodri: T’i thuash “jo” Real Madridit nuk ishte e lehtë

Mesfushori Rodri ka pranuar se refuzimi i një oferte nga Real Madridi nuk ishte aspak një vendim i lehtë. Spanjolli ka vlerësuar veçanërisht mënyrën se si ishte trajtuar nga klubi madrilen gjatë bisedimeve.

Në deklaratat e raportuara nga “Mundo Deportivo”, Rodri ka treguar se para se të merrte vendimin përfundimtar, iu desh të shqyrtonte me kujdes shumë faktorë. Ai ndodhej përballë një zgjedhjeje të vështirë mes dy prej klubeve më të mëdha të futbollit botëror.

“T’i thuash ‘jo’ Real Madridit nuk ishte e lehtë, sidomos pasi më trajtuan shumë mirë”, u shpreh Rodri.

Mesfushori theksoi se vendimi kërkonte një analizë të kujdesshme, pasi bëhej fjalë për një hap të rëndësishëm në karrierën e tij.

“M’u desh të merrja parasysh shumë gjëra dhe të merrja një vendim vërtet të rëndësishëm, që përfshinte dy prej klubeve më të mira në botë”, deklaroi ai.

Në fund, Rodri shpjegoi se zgjedhjen e tij e bazoi kryesisht në aspektin sportiv, ambiciet personale dhe mundësinë për t’u zhvilluar më tej si futbollist.

“E mora vendimin duke u bazuar në aspektin sportiv, në atë që më entuziazmonte më shumë dhe në vendin ku ndieja se mund të fitoja dhe të rritesha më shumë si lojtar”, përfundoi Rodri.

D.L

Exit mobile version