UBT News

Rod Stewart siguron shtëpi për një familje refugjatësh ukrainas

HOLMDEL, NEW JERSEY - AUGUST 16: Rod Stewart performs at PNC Bank Arts Center on August 16, 2022 in Holmdel, New Jersey. (Photo by Roy Rochlin/Getty Images)

Këngëtari dhe tekstshkruesi Rod Stewart ia ka siguruar një shtëpi një familjeje prej shtatë refugjatësh ukrainas.

Këngëtari legjendar ka marrë me qira një shtëpi në Berkshire të Anglisë për familjen shtatë anëtarëshe dhe do t’ua paguajë faturat për të paktën një vit. Ai tha se u frymëzua për këtë vepër të mirë për shkak se njihet si kalorës. Ai u shpall kalorës në vitin 2016 falë përpjekjeve të tij filantropike dhe muzikore.

Stewart shtoi se nuk mund të rrinte duarkryq teksa shikonte raportimet mbi gjendjen në Ukrainë.

“Fjalët nuk mund ta përshkruanin atë që po shikonim. Bombardimi i fëmijëve të pafajshëm, bombardimi i spitaleve dhe këndeve të lojërave. Si gjithë të tjerët, edhe ne ishim krejtësisht të tronditur dhe shokuar. Nuk ia uroj askujt një gjë të tillë. Këto janë veprime të liga. Unë kam lindur menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore, kështu që familja ime ka shumë kujtime për të. Nuk e kisha menduar kurrë se do të shihnim përsëri luftëra tokësore me tanke”, deklaroi këngëtari për gazetën “Daily Mail”.

Stewart thotë se familja u largua nga Ukraina kur Rusia filloi pushtimin e saj në muajin shkurt./UBTNews/

Exit mobile version