UBT News

Rock thotë se atij iu kërkua të jetë sërish nikoqir i Oscars

onstage during the 88th Annual Academy Awards at the Dolby Theatre on February 28, 2016 in Hollywood, California.

Chris Rock thotë se i erdhi sërish ftesë për ta moderuar ceremoninë e ardhshme të Oscars, pas një incidenti me të cilin u përball ai në edicionin e sivjetshëm të ndarjes së çmimeve të Akademisë, në muajin mars. Aktori Will Smith e goditi me shuplakë Rock-un teksa ky i fundit po prezantonte një çmim në skenë.

Rock, i cili moderoi ceremoninë Oscars edhe në vitet 2005 dhe 2016, zbuloi ftesën gjatë një shfaqjeje standup në Phoenix të dielën, sipas The Arizona Republic. Raportohet se ai e ka refuzuar ofertën, së bashku me një reklamë të Super Bowl. Ai tha se shuplaka nga Smith “dhemb”.

Smith doli në skenë në Oscars dhe e goditi në fytyrë komedianin pasi ai bëri shaka me flokët e bashkëshortes së tij. Jada Pinkett Smith vuan nga rënia e flokëve për shkak të alopecisë.

Aktorit Smith iu ndalua pjesëmarrja në ngjarjet e lidhura me Akademinë për dhjetë vjet dhe kërkoi falje./UBTNews/

Exit mobile version