Gjykata e Apelit në Milan ia ka konfirmuar dënimin me nëntë vjet burgim Robinhos, ish-sulmuesit të Real Madridit dhe Milanit, i cili u shpallë fajtor për përdhunimin dhe turpërimin e një vajze 23-vjeçare.
Robinho u shpallë fajtor në dhjetor për pjesëmarrje në përdhunim në grup në vitin 2013 në Itali, transmeton Gazeta Express.
Gjykata tha se Robinho e kishte zhvlerësuar dhe e kishte turpëruar brutalisht viktimën, e cila po e festonte ditëlindjen e 23-të natën e incidentit në një vend të njohur në Milano.
Braziliani 37-vjeçar kishte 45 ditë kohë për t’u ankuar ndaj vendimit në Gjykatën e Apelit ndaj vendimit me burgim ndaj tij.
Robinho është dënuar bashkë me mikun e vet, Ricardo Falco.