Haxhi Robin Krasniqi u shpall kampion bote në boksin profesionist. Kjo ishte ëndrra e tij e fëmijërisë për të cilën ka punuar qe 15 vite, dhe nuk ishte aspak e lehtë.
Me anë të një shkrimi në Facebook, Krasniqi ka falënderuar familjen e tij, trajnerët e tij që e bënë këtë të mundur, si dhe menaxherin e tij, Luan Dreshaj, që i qëndroi afër qe 15 vite.
“Ne jemi kampion të botës. Pas 15 vjetësh pune, e kam realizuar ëndrrën time të fëmijërisë. Jam kampion bote dhe jam shumë krenar për të! Nuk do t’ia dilja kurrë vetëm, dua t’i falënderoj të gjithë shoqëruesit në këtë rrugëtim, e veçanërisht familjen time, ekipin tim të trajnerëve (Magomed Schaburow, Sepp Maurer dhe Mirdi Limani) që e bëmë të pamundurën të mundur për mua, menaxherin tim Luan Dreshaj që ishte afër meje qe 15 vite dhe gjithmonë besoi në mua”, shkroi Krasniqi në Facebook./UBTNews