Trajneri i Kombëtares së Portugalisë, Roberto Martinez ka bërë publike listën e lojtarëve të ftuar për Kampionatin Evropian, i cili do të zhvillohet në Gjermani nga 14 qershori deri më 14 korrik.
Portugalia do të zhvillojë tri ndeshje miqësore si fazë parapërgatitore kundër Finlandës më 4 qershor, Kroacisë më 8 qershor dhe kundër Republikës së Irlandës më 11 qershor.
Lista e lojtarëve të ftuar nga Portugalia:
Portierë- Diogo Costa, Jose Sa dhe Rui Patricio.
Mbrojtës – Antonio Silva, Danilo Pereira, Diogo Dalot, Gonçalo Inacio, Joao Cancelo, Nelson Semedo, Nuno Mendes, Pepe dhe Ruben Dias.
Mesfushorët – Bruno Fernandes, Joao Neves, Joao Palhinha, Otavio Monteiro, Ruben Neves dhe Vitinha.
Sulmues – Bernardo Silva, Cristiano Ronaldo, Diogo Jota, Francisco Conceiçao, Gonçalo Ramos, Joao Felix, Pedro Neto dhe Rafael Leao./UBTNews/