Robert Martinez është një nga emrat kryesorë që po përmendet për postin e përzgjedhësit të Kombëtares së Skocisë, pas largimit të Steve Clarke.
Federata Skoceze e Futbollit është në kërkim të një trajneri të ri, pasi Clarke dha dorëheqje pas eliminimit të Skocisë nga Kupa e Botës, ku skuadra nuk arriti ta kalojë fazën e grupeve.
Sipas mediave skoceze, Martinez konsiderohet një nga kandidatët më seriozë për këtë detyrë. Trajneri spanjoll mbetet i lirë pas përfundimit të aventurës së tij me Portugalinë, e cila u eliminua nga Spanja në fazën e 1/8-tës së finales së Botërorit.
Martinez ka përvojë të gjatë në futbollin britanik, pasi gjatë karrierës së tij si trajner ka drejtuar Swansea Cityn, Wigan Athleticin dhe Evertonin. Ai gjithashtu ka lidhje me futbollin skocez edhe si lojtar, pasi një pjesë të karrierës së tij e ka kaluar në Skoci.
Mbetet të shihet nëse Federata Skoceze do t’ia besojë drejtimin e kombëtares teknikut 52-vjeçar, i cili shihet si një opsion me përvojë për nisjen e një cikli të ri.
D.L
