Robert Lewandowski thotë se koha e tij te Bayern Munich ka mbaruar. Sulmuesi polak, i cili ka qenë i lidhur me një kalim te Barcelona, tha në kampin stërvitor të ekipit të tij kombëtar të hënën se një transferim veror do të ishte rezultati më i mirë për të gjitha skuadrat.
“Për momentin, është e sigurt që historia ime me Bayern Munich ka përfunduar dhe nuk mund të imagjinoj bashkëpunim të mëtejshëm me klubin pas asaj që ndodhi në muajt e fundit. Mendoj se transferimi do të jetë më i miri për të dyja palët“, tha Lewandowski, kontrata e të cilit me fuqinë bavareze do të zgjasë edhe një sezon.
“Unë besoj se Bayern nuk do të më ndalojë (me forcë) vetëm sepse e ka mundësinë”, theksoi ai.
Lewandowski po fliste në Varshavë përpara ndeshjes së Polonisë në Ligën e Kombeve kundër Uellsit.
Sulmuesi 33-vjeçar më parë i tha transmetuesit polak Eleven Sports, “Është e vështirë të di nëse do të luaj ende për Bayernin sezonin e ardhshëm“.
Agjenti i Lewandowskit, Pini Zahavi, dhe Barcelona raportohet se kanë rënë dakord verbalisht për një marrëveshje trevjeçare, por Bayern ka qenë i vendosur në qëndrimin e tij që lojtari të mos jetë në shitje.
Komentet e fundit të Lewandowski, më të fortat e tij deri më tani, nuk ka gjasa të priten mirë në Mynih. Drejtori sportiv i Bayern-it, Hasan Salihamidžić, dhe shefi ekzekutiv, Oliver Kahn, kanë thënë që të dy se ai do të përmbushë kontratën e tij.
Lewandowski ka shënuar 312 gola në 384 ndeshje të Bundesligës për Bayern dhe ish-klubin Borussia Dortmund.
Ai shënoi 35 gola në 34 paraqitje sezonin e kaluar për t’u bërë golashënuesi më i mirë i Bundesligës për sezonin e pestë radhazi, për të shtatën herë gjithsej.
Lewandowski theu rekordin e vjetër të golave të Bundesligës në një sezon me 41 golat e vitit të kaluar. /UBTNews/