UBT News

Robert De Niro vjen në ekran si babai i Fitim Krasniqit në film historik për Kosovën

Një film ndërkombëtar mbi luftën e Kosovës pritet të sjellë në një ekran të madh disa nga emrat më të njohur të Hollywood-it, përfshirë legjendën e kinemasë, Robert De Niro.

Lajmin e ka bërë të ditur producenti kosovar Fitim Krasniqi, i cili konfirmoi se De Niro do të luajë rolin e babait të tij në një histori të bazuar në ngjarje reale, duke përfshirë masakrën e Reçakut dhe zhvillimet kryesore të luftës nga fillimi deri në fund.

“Ky është tregimi i babait tim dhe i luftës që ndodhi në Kosovë. Babai im u plagos dhe më pas u dogj për së gjalli.

Ky film është një homazh për të dhe për të gjithë ata që u flijuan”, rrëfeu Krasniqi në një intervistë me gazetarin Blendi Fevziu.

Producenti bëri të ditur se në projekt do të përfshihen 71 aktorë nga Hollywood-i, të cilët kanë nënshkruar kontratat.

Xhirimet pritet të nisin vitin e ardhshëm, pasi janë shtyrë për arsye organizative.

Filmi do të jetë një dramë me mesazh të fuqishëm human, që synon të pasqyrojë tragjedinë dhe qëndresën e popullit të Kosovës përmes një rrëfimi personal, por me rezonancë universale. /A.Z/UBT News/

Exit mobile version