UBT News

Robbie Williams paralajmëron koncertin e karrierës për promovim të albumit të ri

Robbie Williams, ka paralajmëruar koncertin më të veçantë karrierës, që do të mbahet më 9 tetor në Dingwalls, Camden të Londrës.

Koncerti është organizuar për të festuar daljen e albumit të tij të ri “Britpop”, i cili do të publikohet një ditë më pas, ka raportuar FemaleFirst.

Në këtë eveniment, këngëtari do të interpretojë të gjithë albumin e ri, por edhe çdo këngë nga albumi debutues më 1997, “Life Thru A Lens”, i cili përmban këngët klasike si “Angels” dhe “Let Me Entertain You”, si dhe këngët e dashura nga fansat si “Lazy Days” dhe “Old Before I Die”.

Për të siguruar qasje të hershme në bileta, fansat duhet të porosisin albumin në faqen zyrtare të Williamsit ose të regjistrojnë emailin e tyre.

Albumi i ri “Britpop” sjell tingull më të rëndë kitarash e përfshin bashkëpunime me emra si Chris Martin i grupit “Coldplay”, Gaz Coombes i “Supergrass”, dyshja latine Jesse & Joy, ish-kolegu i tij nga “Take That”, Gary Barlow, si dhe legjenda e “Black Sabbathit”, Tony Iommi.

“Sa me fat jam? Është guxim i madh nga të dy, një anëtar i ‘Black Sabbath’ në një këngë të Robbie Williamsit. Zoti e bekoftë që e bëri, dhe Zoti më bekoftë mua për guximin tim!”, ka thënë Williams.

Ai ka shtuar se ky album është më personal. “Unë po luaja në mënyrë të sigurt dhe nuk po drejtoja ‘makinën’ time. Nuk i kam pasur duart ‘në timon’ sepse gjithmonë po mendoja çfarë do t’u pëlqente njerëzve. Këtë herë thjesht doja të bëja diçka që më pëlqen mua”, ka thënë këngëtari.

Lista e plotë e këngëve në albumin “Britpop”:

1 Rocket

2 Spies

3 Pretty Face

4 Bite Your Tongue

5 Cocky

6 All My Life

7 Human

8 Morrissey

9 You

10 It’s OK Until The Drugs Stop Working

11 Pocket Rocket

Exit mobile version