UBT News

Rivendoset lidhja hekurudhore midis Kievit dhe Khersonit

Një zyrtar i lartë tha se një lidhje hekurudhore midis kryeqytetit ukrainas Kiev dhe qytetit të rifituar së fundmi, Kherson, do të rifillojë të premten.

Kjo po ndodhë një javë pas tërheqjes së trupave ruse përtej lumit Dnipro.

Treni quhet “Train to Victory” që në shqip nënkupton “Treni drejt fitores”, dhe është pikturuar nga artistë ukrainas.

“Treni i parë niset sot në orën 22:14 nga Kievi dhe do të mbërrijë në Kherson rreth orës 09:00 të mëngjesit nesër” tha nënkryetari i rajonit të Kherson, Sergiy Khlan./UBTNews/

Exit mobile version