Trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente, ka lënë jashtë mbrojtësin e Barcelonës, Pau Cubarsi dhe mesfushorët Marcos Llorente e Aleix Garcia jashtë skuadrës së tij prej 26 lojtarësh për Kampionatin Evropian Euro 2024.
Megjithatë, kjo nuk ishte e mjaftueshme për t’i fituar atij një vend në Euro 2024 pasi De la Fuente vendosi të qëndrojë me një grup më me përvojë të qendërmbrojtësve si Robin Le Normand, Nacho Fernandez, Aymeric Laporte dhe Dani Vivian.
Ish-sulmuesi i Newcastle United dhe Leicester City, Ayoze Perez, i cili shënoi me një gol dhe një asist në debutimin e tij ndërkombëtar në moshën 30-vjeçare në fitoren 5:0 të së mërkurës në miqësoren ndaj Andorrës, ishte emri surprizë në skuadrën që do të udhëtojë në Gjermani, me tetë sulmues.
Spanja, kampionia e vitit të kaluar në Ligën e Kombeve të UEFA-s do të përballet me Irlandën e Veriut të shtunën në ndeshjen e tyre të fundit përgatitore përpara se të nisin fushatën në Euro 2024 më 15 qershor kundër Kroacisë në Grupin B. Ata gjithashtu do të përballen me Italinë dhe Shqipërinë.
Listën prej 26 lojtarëve të ftuar nga Spanja për Euro 2024 e gjeni më poshtë.
Portierët: Unai Simon, Alex Remiro, David Raya
Mbrojtësit: Dani Carvajal, Jesus Navas, Aymeric Laporte, Nacho Fernandez, Robin Le Normand, Dani Vivian, Alex Grimaldo, Marc Cucurella
Mesfushorët: Rodrigo, Martin Zubimendi, Fabian Ruiz, Mikel Merino, Pedri, Alex Baena, Fermin Lopez
Sulmuesit: Alvaro Morata, Joselu, Dani Olmo, Nico Williams, Mikel Oyarzabal, Ayoze Perez, Ferran Torres, Lamine Yamal./UBTNews/