UBT News

Rita përsëri në “The Voice Australia” vitin tjetër

Sezoni i fundit i “The Voice Australia” ka qenë një sukses i madh për televizionin Channel Seven që e ka transmetuar deri tani, falë panelit të jurisë që përbëhet nga yjet më të mëdhenj të muzikës.

Tashmë televizioni ka konfirmuar panelin e jurisë për spektaklin e talenteve që do të mbahet vitin e ardhshëm.

Channel Seven zbuloi ditët e fundit se të katër trajnerët, Guy Sebastian, Keith Urban, Jessica Mauboy dhe Rita Ora, do të rikthehen vitin e ardhshëm sërish pasi shkaktuan rritje të madhe të shikueshmërisë të spektaklit.

Rikujtojmë se sipas disa burimeve nga produksioni i shfaqjes, Rita Orës iu ofruan deri në një milion dollarë në sezon./cityradioalbania

Exit mobile version