Rita Ora ka treguar se si ishte të punojë me bashkëshortin e saj Taika Waititi në videoklipin e saj të ri.
32-vjeçarja u shfaq në programin televiziv australian “The Project” për të diskutuar rreth realizimit të videoklipit të këngës së saj të re Praising You, e cila u drejtua nga Waititi.
“Ishte si një diskutim kreativ fillimisht dhe unë thashë: “Epo a mund ta bësh?” dhe ai tha, ‘OK, në rregull’ dhe ishte shumë e natyrshme dhe gjithçka ishte shumë e lehtë”, shpjegoi Rita.
Rita e përshkroi gjithashtu si “më të lehtë” të punosh me dikë që ndihesh rehat në xhirime.
“Në fakt të ndihmon vërtet shumë kur je kaq rehat me dikë. Ti di të jesh vetvetja. Unë frymëzohem nga kjo”, rrëfeu ajo.
Në videoklipin shfaqet Rita, e shoqëruar nga kërcimtarë mbështetës, duke performuar një rutinë përballë DJ-it të famshëm, Fatboy Slim.
Rita lavdëroi bashkëshortin e saj 47-vjeçar për realizimin e një videoje “argëtuese”./UBTNews/