Rita Ora ka shënuar një tjetër vit të jashtëzakonshëm financiar.
Sipas të dhënave të reja nga kompanitë e saj, Ora Live dhe Ora Multi Services, këngëtarja ka realizuar rreth 5.5 milionë euro fitime brenda një viti – më shumë se dyfishi i të ardhurave të vitit të kaluar.
Kjo përkthehet në rreth 13 mijë funte në ditë, duke e çuar pasurinë e saj totale në afërsisht 35.5 milionë euro, shkruan Daily Mail.
Të ardhurat vijnë nga një gamë aktivitetesh profesionale, duke përfshirë muzikën, koncertet, rolet televizive dhe një portofol të fuqishëm reklamash.
Ajo ka qenë trajnere e gjyqtare në formate si The Voice UK, The X Factor dhe The Masked Singer në Britani dhe SHBA, si edhe pjesë e projekteve filmike si Kung Fu Panda: Dragon Knight dhe Fifty Shades.
Karriera e saj është forcuar edhe nga bashkëpunimet me marka të mëdha ndërkombëtare, përfshirë Adidas, Primark, Escada, Rimmel, si dhe brendet e pijeve Próspero Tequila dhe Coca-Cola Zero Sugar.
Së fundmi, Rita folii për rolin e saj në fuqizimin e grave gjatë Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Detin e Kuq.
Ajo theksoi se synon të mos kufizohet vetëm në muzikë, por të vazhdojë të rritet profesionalisht, duke marrë frymëzim nga figura të fuqishme femërore si nëna e saj, Madonna, Blondie dhe Cher.
Këngëtarja u shpreh se do të transmetojë energjinë e fuqizimit për brezat e ardhshëm dhe të inkurajojë diskutime të hapura për çështjet që prekin gratë në çdo fushe të jetës. /A.Z/UBT News/
