UBT News

Rita Ora shpjegon nocionin “shqiptar” dhe kosovar”, pyetet edhe rreth Jim Belushit

Së fundi, Ora ishte e ftuar në pyetjet “Wired”, ku duhej t’u përgjigjej pyetjeve më të shpeshta të fansave që kanë kërkuar për të në Google, transmeton UBT News.

Njëra ndër pyetjet ishte: “A është Rita Ora shqiptare?”. Sigurisht që përgjigjja e saj ishte “po”, megjithatë, ajo e pa të nevojshme të shpejgoi nocionet “shqiptar/e” dhe “kosovar/e” për publikun.

“Po, por më lini t’jua shpjegoj pak, është pak e komplikuar në rregull? Kosova është tani e pavarur, e cila nuk ka qenë më herët. Kështu që teknikisht, po, për disa vite unë do të thoja: Jam shqiptare, jam shqiptare, shqiptare, por unë aktualisht jam kosovare, por është vërtet shumë, shumë e përafërt”, tha ajo.

Tutje ajo u pyet se a flet shqip, dhe përgjigjja ishte pozitive. “Po unë di të flas shqip”, duke vazhduar të flas shqip. “Si je a je mirë”, “Gëzuar”, “Natën e mirë”, ishin fjalët që Rita përzgjodhi t’i thotë në gjuhën shqipe.

“Prindërit e mi flisnin në gjuhën shqipe në shtëpi vazhdimisht kur unë isha duke u rritur. Ata ishin duke e mësuar gjuhën angleze dhe flisnin gjuhën shqipe në të njejtën kohë, kështuqë unë e mësova kështu. Falë Zotit që ata e flisnin [gjuhën shqipe], është shumë mirë të flasësh edhe një gjuhë tjetër, sidomos në publik kur nuk dëshiron që njerëzit të kuptojnë çfarë je duke thënë”, përfundoi ajo duke qeshur.

Ajo gjithshtu u përgjigj nëpyetjen “Çfarë i lidh Rita Orën dhe Jim Belushin?”, duke thënë se ata të dy vijnë nga i njëjti shtet, nga Kosova. “Ka aktualisht plot artistë të mrekullueshëm tani që po vijnë nga vendi im. Jam shumë krenare për këtë, por po. Ai është një ikonë prej nga jam unë” shtoi ajo./UBTNews

Shihni intervistën e plotë:

Rita Ora Answers the Web's Most Searched Questions | WIRED

Exit mobile version