Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora, iu bashkua Beyonce-s, Katy Perry-t, Princit Harry dhe Jennifer Lopez, duke marrë pjesë në Super Bowl, të dielën. Rita Ora tërhoqi vëmendjen e të gjithëve në stadium, teksa u shfaq pranë të dashurit të saj 46-vjeçar, me një veshje që i nxirrte në pah trupin e tonifikuar. E pranishme me të, ishte dhe motra e saj – njëherazi edhe menaxhere e këngëtares – Elena Ora.
Krijuesja e hitit “Anywhere”, shpërndau në rrjete sociale edhe foto me 46-vjeçarin Taika, teksa shfaqeshin duke pozuar para kamerës. Artistja 31-vjeçare ka gati një vit që është në lidhje me aktorin dhe regjisorin e njohur.