Rita Ora ishte një nga emrat më të spikatur në “Capital’s Summertime Ball with Barclaycard”, që u mbajt të dielën në stadiumin Wembley.
Këngëtarja shqiptare ndezi skenën para 80,000 të pranishmëve me një performancë plot energji, ku interpretoi disa nga hitet e saj më të njohura.
E veshur me kostum lëkure të ngushtë e çizme të gjata, 34-vjeçarja tregoi stilin dhe vetëbesimin që e karakterizon. Ajo dëshmoi edhe një herë statusin e saj si një prej yjeve më të mëdhenj të pop-it britanik.
Rita ndau skenën me artistë të tjerë të njohur si Will Smith, Jade Thirlwall dhe Jessie J, si dhe me grupin JLS që u rikthye me një performancë surprizë pas 16 vitesh.
Atmosfera në stadium ishte në kulm, por ishte prezenca karizmatike e Orës që mori duartrokitjet më të forta të mbrëmjes.