UBT News

Rita Ora publikon këngën e re ‘Joy’

Sapo erdhi një lajm i mirë nga këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora. Ajo ka publikuar këngë të re me titull “Joy”, duke emocionuar fansat në të gjithë botën.

Në rrjetet sociale, Ora ndau një foto shoqëruar me njoftimin se kënga tani është e disponueshme në të gjitha platformat digjitale, përfshirë Spotify, Apple Music dhe YouTube.

“Joy” shënon një tjetër hap të rëndësishëm në karrierën e 34-vjeçares, e njohur për “Anywhere”, “Your Song” dhe “Let You Love Me”. E veçanta e kësaj kënge është se do të shërbejë si kolonë zanore për versionin britanik të emisionit të njohur “Love Is Blind UK”, një format i famshëm televiziv për takime dashurie.

Sipas burimeve për The Sun, Rita pranoi me shumë entuziazëm të realizonte këtë projekt.

“Joy” është përshkruar si një këngë me mesazh të fuqishëm, që flet për gjetjen e lumturisë dhe paqes së brendshme, në një botë ku ndjenjat shpesh sfidohen nga realiteti.

Stili muzikor përmban elemente të pop-it modern dhe një interpretim emocional nga Ora, që e bën këngën të prekë zemrat e dëgjuesve.

Fansat dhe ndjekësit e artistes kanë reaguar pozitivisht, duke shpërndarë këngën dhe shprehur vlerësime për vokalin e mesazhin që përcjell. /UBT News/

Exit mobile version