UBT News

Rita Ora pjesë e kastës së aktorëve të projektit të ri të studios “Disney”

NEW YORK, NEW YORK - SEPTEMBER 12: Rita Ora attends the 2021 MTV Video Music Awards at Barclays Center on September 12, 2021 in the Brooklyn borough of New York City. (Photo by Jason Kempin/Getty Images)

Ylli Rita Ora po i bashkohet kastës së aktorëve të projektit të ardhshëm të studios, “Disney”, i cili kthehet prapa në historinë e filmit hit në arkat filmike “Beauty and The Beast”.

Ora, që njihet për hitet e saj “Your Song” dhe “Anywhere”, do ta luajë rolin e një të arratisure me aftësi befasuese që bart me vete një sekret që mund të prekë një mbretëri të tërë. Artistja edhe më parë u shfaq në projekte filmike sikurse “Fifty Shades of Grey” dhe në filmin “Twist”.

Në këtë serial ajo luan me emrat e njohur Luke Evans, Josh Gad, Briana Middleton, Fra Fee dhe Jelani Alladin.

Prodhimi i këtij seriali do të fillojë në pranverë të vitit 2022./UBTNews

Exit mobile version