Rita Ora nuk është penduar që refuzoi mundësinë për të konkurruar në “Eurovision Song Contest” – duke këmbëngulur se nuk ishte “rruga” e duhur për të.
Ora ishte vetëm një këngëtare aspiruese pa ndonjë marrëveshje të madhe kur iu ofrua mundësia për të përfaqësuar Britaninë e Madhe në konkursin vjetor më 2009, ndonëse fillimisht ishte “shumë e emocionuar” për mundësinë, në fund mendoi se nuk ishte rruga e duhur për të arritur suksesin që ajo dëshironte.
Duke folur në podcastin ‘Coupledom with Idris and Sabrina Elba’ së bashku me motrën dhe menaxheren e saj Elena, ajo shpjegoi: “Kjo ishte para se të më kishin ofruar një marrëveshje rekord. Ishte një mundësi. Doli në audicion përpara Andrew Lloyd Webber dhe unë e bëra atë, dhe e mora atë”.
“Isha shumë e emocionuar, por gjithashtu ndjeva se nuk ishte koha ime dhe nuk ishte rruga ime në industrinë e muzikës. E di që isha shumë e re për ta marrë atë vendim, por diçka më tha se nuk ishte rruga ime, kështu që nuk e bëra dhe thashë jo.
“Doja të shkruaja këngë dhe nuk më përshtatej. Ky ishte një vendim që morëm së bashku (me motrën dhe menaxheren e saj Elena) ndoshta një nga vendimet e para të mëdha”.
Elena u bë menaxhere e Ritës vetëm sepse krijuesja e hitit “I Will Never Let You Down” vazhdoi të kërkonte mendimin dhe këshillën e saj dhe ajo mendon se ato bëjnë një partneritet të shkëlqyeshëm.
Kur u pyet se si përfunduan motrat duke punuar së bashku, Elena tha: “Rita kërkonte vetëm mendimin tim dhe më pas filloi çdo ditë”.
Pasi refuzoi Eurovizionin, Rita arriti një marrëveshje rekord me Roc Nation dhe vazhdoi të publikojë këngën e saj të parë me DJ Fresh, ‘Hot Right Now’, në 2012.
Albumi i saj debutues, “Ora”, u publikua më vonë atë vit dhe ishte numrër një në top-listat në Mbretërinë e Bashkuar.
Mbretëria e Bashkuar u përfaqësua në ‘Eurovision’ 2009 nga Jade Ewen, e cila doli e pesta me këngën ‘It’s My Time’./UBTNews/