UBT News

Rita Ora nuk është kthyer në Britani që nga shkelja e rregullave anti-Covid

Rita Ora është zhvendosur përgjithmonë në Los Angeles për të filluar një jetë të re me të dashurin Taika Waititi, thuhet sipas raportimeve të fundit.

Ora nuk është kthyer as edhe një herë në Mbretërinë e Bashkuar që nga festa e saj e ditëlindjes së 30-të në nëntor (ku u kritikua shumë për thyerjen e rregullave anti-COVID), pavarësisht se kishte shpenzuar 7.5 milionë funte investim në një rezidencë me gjashtë dhoma gjumi në veri të Londrës verën e kaluar.

Londra thuhet se mban “kujtime të këqija” për yllin që nga festa e ditëlindjes së saj në kryeqytetin britanik dhe Rita është “e lumtur t’ia nis nga fillimi në Los Angeles, ku ka më shumë mundësi”, shkruan DailyMail.

Një burim tha: “Pas festimit të ditëlindjes vitin e kaluar, Rita u largua nga Britania e Madhe dhe nuk është kthyer më që atëherë. I dashuri i saj Taika është gjithashtu me rezidencë në Los Angeles, kështu që ata kanë kaluar shumë kohë së bashku. Realisht ajo nuk do të kalojë shumë kohë në Londër”.

Rita theu protokollin pandemik në nëntor kur organizoi një festë ditëlindjeje në restorantin ‘Casa Cruz’ në lagjen Notting Hill, për të shënuar 30-vjetorin e lindjes.

Menjëherë pas incidentit, Rita u nis për në Bullgari ku xhiroi një video muzikore, dhe pas kësaj kaloi shtatë muaj në Sydney, ku u bë anëtare e jurisë në versionin australian të “The Voice”.

Regjisori i Zelandës së Re Taika, 45 vjeç, ishte gjithashtu në Sydney në atë kohë duke xhiruar “Thor: Love And Thunder”, dhe yjet mendohet se janë njohur mes vete përmes një miku të përbashkët.

Çifti më pas u nisën për në Los Angeles së bashku në qershor dhe bënë debutimin e tyre në tapetin e kuq si çift në premierën e “The Suicide Squad” të hënën.

Rita u kap dy herë duke shkelur rregullat e izolimit në nëntor.

Mail On Sunday zbuloi se para festës të ditëlindjes, këngëtarja fluturoi me avion privat në Kajro më 21 nëntor për të performuar në hotelin “W” me pesë yje.

Ajo u kthye të nesërmen dhe sipas rregullave të karantinës së Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, duhej të izolohej për 14 ditë.

Në vend të kësaj, ajo organizoi një festë ditëlindjeje më 28 nëntor në restorantin ekskluziv ‘Casa Cruz’ në Notting Hill, në Londrën Perëndimore.

Për këtë ajo kërkoi falje.

“Ishte një nxitje e vendimit të momentit të marrë me pikëpamjen e gabuar se ne po dilnim nga izolimi dhe kjo do të ishte mirë … Më vjen shumë keq për shkeljen e rregullave dhe nga ana tjetër kuptoj se kjo i vë njerëzit në rrezik”.

“Ndihem veçanërisht në siklet duke ditur nga dora e parë se sa shumë njerëz kanë punuar për të luftuar këtë sëmundje të tmerrshme dhe duke qenë plotësisht të vetëdijshëm për sakrificat që njerëzit dhe bizneset kanë bërë për të na ndihmuar të na mbrojnë të gjithëve. Edhe pse kjo nuk do ta bëjë atë të drejtë, unë dua të kërkoj falje sinqerisht”.

Ajo pagoi 10 mijë funte gjobë për shkeljen e këtyre rregullave, pasi u raportua në polici, e cila hetoi restorantin, i cili, për çdo kalimtar, dukej se ishte i mbyllur.

Ajo gjithashtu u detyrua të kërkojë një tjetër falje të ashpër për shkeljen e rregullave strikte të coronavirusit për fluturimin dhe kthimin nga Egjipti.

Exit mobile version