Rita Ora, Cynthia Erivo dhe Kim Cattrall ishin ndër fituesit e çmimeve Glamour Women of The Year.
Rita Ora dukej sensacionale teksa kaloi në tapetin e kuq të Çmimeve Glamour Women of the Year 2022 në Outernet London me nënën e saj Vera dhe motrën e saj Elena.
Këngëtarja, 31 vjeçe, kishte veshur një fustan elegant të zi ndërsa kishte zgjedhur një grim që tregonte në mënyrë perfekte tiparet e saj të bukura.
Rita në këtë event ka pozuar me mamanë e saj Vera Sahatçiu dhe motrën e saj Elena Ora. Brenda, ajo u pa duke pozuar me Nicola Roberts dhe Vanessa Kingori.
The Glamour Awards është një grup vjetor çmimesh të organizuara nga revista Glamour.
Çmimet “Gruaja e Vitit” nderojnë gra ‘të jashtëzakonshme dhe frymëzuese’ nga një sërë fushash, duke përfshirë argëtimin, biznesin, sportin, muzikën, shkencën, mjekësinë, arsimin dhe politikën.
Fituesit e kaluar përfshijnë Nicole Kidman, Naomi Campbell, Angelina Jolie, Lady Gaga dhe Victoria Beckham.
Eventi poashtu feston talentet e reja, qofshin yjet në rritje apo aktivistët që drejtojnë fushata të jashtëzakonshme./UBTNews/