Rita Ora është siguruar që të marrë gjithë vëmendjen me paraqitjen e saj të parë si gjyqtare, në “The Voice of Australia”, të dielën në Australi.
Këngëtarja kosovare me famë botërore dukej e mahnitshme në premierën e formatit televiziv për zbulimin e talenteve të reja atje.
30-vjeçarja kishte veshur me këtë rast një fustan ngjyrë të kaltër plotë shkëlqim, që e bënte të dukej edhe me glamuroze.
Australianët ndërkohë kanë mbetur të mahnitur me ngrohtësinë dhe afërsinë që ka shprehur ajo gjatë natës së parë të shout, duke u treguar tejet e mirë me performuesit.
Në natën e parë, Rita ka zgjedhur vetëm një garuese në ekipin e saj, adoleshenten Sofia Watt.
Këngëtarja kosovare ka deklaruar se Sofia e ka kthyer atë mbrapa, duke kujtuar kohën kur ishte edhe vetë adoleshente dhe kur kishte bërë marrëveshjen e parë për regjistrim të këngëve, në moshën 15-vjeçare./koha