Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, shpeshherë tregon fizikun e saj përmes fotografive në rrjetet sociale. Së fundmi, ajo organizoi ditëlindjen e të dashurit të saj, ku edhe paraqitja e saj ishte e jashtëzakonshme me një fustan të zi.
Rita Ora bëri një nga paraqitjet më ‘të nxehta’ dhe dukej marramendëse me një fustan të zi, ndërsa ndiqte festën e ditëlindjes së të dashurit, Taika Waititi në 46-vjetorin e tij të lindjes, shkruan DailyMail.
Duke ngarkuar një seri fotografish në rrjetin social “Instagram” të mërkurën, Rita, 30 vjeçe, shfaqej më se e lumtur në krahët e regjisorit të shumë filmave, para se të publikonte edhe fotografi me yje të tjerë të listës A, përfshirë: Rami Malek, Ashley Benson, Kristen Stewart dhe Paris Jackson.
Rita dukej mahnitëse teksa tregonte figurën e saj trupore me fustanin transparent, i cili kishte panele më të errëta që e mbulonin atë në mënyrë modeste.
Trajnerja e “The Voice Australia” ishte në elementin e saj ndërsa ajo dokumentoi mbrëmjen e saj, e cila përfshinte ndarjen e një vakti me partnerin e saj me prejardhje nga Zelanda e Re.
Rita gjithashtu mbajti me krenari një tortë ditëlindjeje me ndihmën e të dashurit të saj dhe pozoi para një grupi ‘mariachi’ ndërsa çifti dhe miqtë e tyre festuan ditën e tij të madhe.
Rita dukej e gëzuar në humor të mirë gjatë natës ndërsa pozonte me gëzim për fotografitë, gjatë festimeve të mbushura me argëtim.
Festa e ditëlindjes vjen pak pasi ajo mohoi pretendimet se është zhvendosur përgjithmonë në Los Angeles për të filluar një jetë të re me Taikan.