Rita Ora më në fund konfirmoi se është martuar me Taika Waititi, duke e përshkruar dasmën si “perfekt” dhe “ditë të veçantë”.
Këngëtarja, po fliste në Heart Radio Breakfast për të promovuar këngën e saj më të fundit You Only Love Me.
“Po jam e martuar. Jam zyrtarisht jashtë tregut. Zgjodha ta mbaja më private dhe ta mbaja më shumë për vete”.
Duke folur për ditën e madhe, Rita tha se “Ishte perfekte. Ishte pikërisht ashtu siç doja unë”.
Duke folur për ndryshimin e mundshëm të mbiemrit, ajo pranoi, “Patjetër që kam menduar të marr mbiemrin e tij, por kam punuar shumë për mbiemrin Ora. Nuk e di… Nuk kam vendosur ende”.