Ylli me origjinë shqiptare, Rita Ora, ka treguar së fundi se si qëndrojnë raportet me këngëtaren e njohur, Rihanna.
Ato të dyja ishin në të njëjtin label, “Roc Nation”, megjithëse tani Rita ka paditur labelin pasi ata nuk e lejua të bënte më shumë se një album.
“Unë kam incizuar në atë studio për dy ose tre vjet me rend. Ishte një moment që do të ndodhte, unë xhirova një klip dhe ata e larguan atë. U ndjeva vërtet e zhgënjyer”, tha Ora.
Lidhur me atë se a i shkuan këngët e saj Rihannës, Rita u shpreh se “grindja” me të ishte thjeshtë thashetheme e mediave.
“Nuk mund të flas në emër të njerëzve të tjerë, por mendoj se publikisht ata gjithmonë i vënë femrat kundër njëra-tjetrës. Unë nuk kam qenë gjë tjetër veçse një fanse dhe kam respekt për të dhe do të jem gjithmonë respektuese ndaj saj”, u përgjigj Rita./UBTNews/