Ylli i pop-it, Rita Ora ka folur për lidhjen e saj me regjisorin Taika Waititi. Në një intervistë për revistën Australian Vogue, artistja 30-vjeçare tha se është “në një vend të shkëlqyer”.
“Jam në një vend të shkëlqyer në jetën time, kjo është krejt çfarë mund t’ju them”, ka thënë ajo kur është pyetur për këtë lidhje, duke shtuar se ka mësuar shumë nga dështimet e lidhjeve të mëparshme.
“Mendoj, privatësia është e rëndësishme. Po, kam mësuar shumë nga eksperiencat e mëparshme”, deklaroi ajo.
Rita dhe Taika u panë bashkë së pari në Australi kur ajo ishte në xhirimet e “The Voice of Australia”, kurse Taika po drejtonte filmin “Thor”. Ata dolën publikisht në muajin prill, në premierën e “RuPaul’s Drag Race Down Under”./UBTNews