UBT News

Rita Ora është e ftuar speciale sivjet për të performuar në Eurovision

Rita Ora do të jetë e ftuar speciale sivjet në një nga netët e Eurovisionit që do të mbahet në Britani të Madhe. Ajo do të performojë hitet e saj më të mëdha në festivalin evropian, shkruan BBC.

Artstja Rebecca Ferguson gjithashtu do të performojë në qytetin e saj të lindjes, Liverpool.

Duke folur për Eurovisioncast të BBC-së, ajo tha: “Është një festë e Liverpoolit dhe Ukrainës përmes muzikës”.

Këtë konkurs pritet që të përcjellin rreth 160 milionë njerëz nga gjithë bota, duke e bërë në një nga spektaklet më të ndjekura.

Exit mobile version