Ajo aktualisht po qëndron në Los Angeles, pas një qëndrimi disa mujor në Australi.
Dhe Rita Ora shijoi një udhëtim të mbushur me argëtim këtë fundjavë ndërsa u drejtua për në Las Vegas, shkruan DailyMail.
Ylli me prejardhje shqiptare, shfaqi këmbët e saj të tonifikuara e veshur me një fustan mëndafshi i shtypur në ngjyrat zi dhe ari për udhëtimin, për të festuar ditëlindjen e shoqes së saj Anda Vlasaku.
Rita kompletoi pamjen e saj me një palë taka ari dhe një çantë me zinxhirë.
Për gjerdanë ajo kishte zgjedhur disa shtresa të arta dhe unaza të thella.
Flokët e saj bjonde ishin lënë në një model të lirshëm, gjersa këngëtarja kishte vënë pak makijazh në fytyrën e saj.
30-vjeçarja ndau gjithashtu me fansat një ‘selfie’ nga pjesa e pasme e një makine luksoze dhe një fotografi nga momenti kur po hipte në një avion privat.