Një muze në Shtetet e Bashkuara të Amerikës hodhi poshtë pretendimet se fustani ikonik i Marilyn Monroe u dëmtua, pasi Kim Kardashian e veshi atë në Met Gala, muajin e kaluar.
Në fotografitë që qarkulluan së fundi shihen shenja të pëlhurës dhe kristaleve që mungojnë, veçanërisht rreth pjesës së pasme të fustanit. Por nga Ripley’s Believe It or Not! thuhet se është gabim që iu lejua asaj ta veshë fustanin dhe mohoi se ai është dëmtuar. Këtë fustan Monroe e veshi kur ia këndoi këngën e ditëlindjes presidentit Kennedy në vitin 1962.
Scott Fortner, i cili ka kuruar koleksionin e tij privat të artefakteve të Marilyn Monroe, postoi foto në internet në fillim të kësaj jave që ai tha se treguan dëme “të konsiderueshme” pasi e veshi Kim Kardashian.
Ripley’s Believe It or Not u kritikua gjerësisht për lejimin e yllit televiziv të vishte fustanin e brishtë. Megjithatë, të enjten ajo hodhi poshtë pretendimet për dëme./UBTNews/