UBT News

Rinovimi i kontratës së Sakas, prioritet i Arsenalit

Siç raportohet nga gazetari i njohur, Fabrizio Romano, rinovimi i kontratës së Bukayo Sakas është prioriteti i klubit të Arsenalit që nga muaji shkurt i këtij viti.

Saka këtë sezon është duke shkëlqyer me Arsenalin, ku e ka ndihmuar të ngjitet në krye të tabelës së Premier Ligës me tre gola dhe katër asistime në nëntë ndeshje.

Trajneri i “Topçinjve”, Mikel Arteta është tejet i kënaqur me paraqitjet e yllit anglez, por tha se ka vend për përmirësime që Saka të bëhet një lojtar edhe më i mirë.

“Ai mund të bëhet shumë më i mirë, ai ka një potencial të madh. Ai ka momentet e tija në lojë ku është tejet i mirë, por ka edhe momente ku ai mund të përmirësohet dhe të kërkojë më shumë”, tha Arteta.

Saka është përfshirë me Arsenalin edhe në ndeshjet e Ligës së Evropës, ku ka arritur të bëjë tre paraqitje dhe të regjistrojë një gol mbi emrin e tij.

Exit mobile version