UBT News

Rinovimi i kontratës së Alonsos, ja vendimi i Xavit

Xavi thuhet se ka dhënë dritën e gjelbër për t’i dhënë mbrojtësit të Barcelonës, Marcos Alonso, një zgjatje të kontratës edhe për dy vitet e ardhshme në “Camp Nou”.

Mbrojtësi i majtë erdhi në verë nga Chelsea, pas ndërprerjes së kontratës me “Blutë” dhe fillimisht nënshkroi një kontratë njëvjeçare me gjigantin katalunas.

Alonso ka bërë 12 paraqitje këtë sezon në të gjitha garat për Barçën dhe e ka integruar vetën në formacionin bazë të skuadrës, duke luajtur në krahun e majtë dhe në qendër të mbrojtjes.

Xavi dhe krerët e Barçës janë të gjithë të lumtur që Alonsos t’i jepet një rinovim, me bisedimet që do të zhvillohen pas Kupës së Botës, sipas “Mundo Deportivo”.

Barcelona do të ofrojë një marrëveshje njëvjeçare me opsionin për një vit shtesë dhe tani duket se Alonso do të vazhdojë të ardhmen në “Camp Nou”.

Mbrojtësi tha në një intervistë në fillim të këtij muaji se ai do të luftojë për të qëndruar te Barça dhe e bëri të qartë se dëshiron të qëndrojë për më shumë se vetëm një sezon të vetëm.

Exit mobile version