Phil Foden është shumë pranë një rritjeje astronomike të pagës në Manchester City, gjë që do të bëjë që paga e sulmuesit të rritet mbi shtatë herë nga ajo në marrëveshjen e tij aktuale.
22-vjeçari është bërë një pjesë gjithnjë e më e rëndësishme e planeve të Pep Guardiolas në vitet e fundit, dhe shitjet e Raheem Sterling dhe Gabriel Jesus nënkuptojnë se ai do të ketë minutazhë më të kënaqshme sezonin e ardhshëm.
Momentalisht, Foden përfiton 35 mijë euro në javë paga bazë, pavarësisht se ishte ndër lojtarët kyç të skuadrës në sezonin e kaluar për triumfin në Premier Ligë.
Megjithatë, sipas “Daily Mail”, kjo është gati të ndryshojë, pas raportimeve për një kontratë të re, ku pretendohet se Foden tani ka rënë dakord për një marrëveshje të re.
Besohet se Foden do të nënshkruajë një kontratë të re gjashtëvjeçare me vlerë shtatë herë e gjysmë më shumë se paga e tij aktuale, duke e çuar atë në 268 mijë euro në javë.