Sulmuesi i krahut i Milanit, Rafael Leao dhe agjenti i tij e kanë refuzuar ofertën e parë për rinovimin e kontratës nga kampioni i Serie A, raporton “90min”.
Edhe para fillimit të Kupës së Botës ishte bërë e ditur se Milani ka dështuar ta bind Leaon për të nënshkruar një kontratë të re, ndërsa Chelsea është duke e monitoruar nga afër situatën e tij.
Chelsea e ka bërë Leaon njërin nga synimet kryesore për ta transferuar në vitin 2023, dhe tani është alarmuar pas lajmeve se ylli portugez ka refuzuar propozimin e Milanit për rinovim të kontratës.
Pronari i Chelsea-t, Todd Boehly është një tifoz i flaktë i 23 vjeçarit dhe është duke planifikuar që të hap bisedimet me Milanin për të arritur një marrëveshje të mundshme për ta sjell Leaon në “Stamford Bridge” në fund të sezonit, pasi që veçse është informuar nga Milanit që një transferim në janar është absolutisht i pamundur.
Chelsea veçse thuhet se e ka kompletuar transferimin e Christopher Nkunkut nga RB Leipzigu, ku francezi do të lëviz në Londër në fund të sezonit, dhe ka shpresa nga tifozët e “Bluve” se Leao do t’i bashkohet atij në “Stamford Bridge”.