UBT News

Rimbursimi pritet të bëhet në vitin 2023

Rimbursimi i mjeteve për gjithë qytetarët që tërheqin mjetet e tyre nga Fondi i Kursimeve Pensionale parashihet të nisë në vitin 2023.

Këtë e ka bërë të ditur, drejtori i Fondit të Kursimeve Pensionale, Adrian Zalli, gjatë shqyrtimit të kërkesës së Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për miratimin e taksave vjetore për vitin 2021, në Komisionin për Buxhet dhe Transfere.

Megjithatë rregullorja për rimbursimin e këtyre mjeteve ende nuk ka filluar të miratohet, por sipas zyrtarëve të Trustit, është duke u diskutuar. Sa i përket taksës vjetore të trustit, Komisioni e ka miratuar.

Drejtori i FKP-së, Adrian Zalli, tha se kanë paraparë që taksa të jetë e njëjta.

Kryesuesi i Bordit të Fondit të Kursimeve Pensionale, Ruzhdi Morina tha se nëse ka tepricë të mjeteve, do të kthehen tek kontribuuesit.

“Në rast se do të kemi tepricë të mjeteve si çdo vit ju kthehen kontribuueseve, kurse nëse kemi mungesa i drejtohemi Kuvendit”, tha ai.

Exit mobile version