UBT News

Rilind Nimani kalon te Trepça ’89

Futbollisti i KF KEK-ut, Rilind Nimani ka kaluar te Trepça ’89. Ai përmes një shkrimi në Facebook e ka konfirmuar largimin e tij nga KF KEK-u.

“Përshëndetje, dua të t’u njoftoj se kam arritur marrëveshje dhe që tani jam pjesë e KF Trepça 89. Dua ta falënderoj klubin e fëmijërisë FC KEK-u për plot 10 vjet me shumë momente të lumtura si edhe mësime që do i mbaj tërë jetën. Falënderoj kryesinë për korrektësinë, kolektivin e trajnerëve pergjatë viteve si edhe bashkëlojtarët me të cilët kam pasur lidhje të veçanta e po ashtu edhe tifozërinë “Elektricistët”. Dhashtë Zoti të kemi shëndet dhe sukses me klubin e ri.”, ka shkruar ai në Facebook./UBTNews

Exit mobile version